Radha për linçim nga Thaçi i erdhi presidentit Fatmir Sejdiu

Kosova

Radha për linçim nga Thaçi i erdhi presidentit Fatmir Sejdiu

Nga: Xhafer LECI Më: 16 shtator 2014 Në ora: 17:20

Radha për linçim i erdhi edhe ish presidentit të Kosovës prof.dr. Fatmir Sejdiut. Tri vitet e para derisa Hashimit i duhej për nevojat e veta politike F. Sejdiu, Hashimi heshti, kur e konsideroi se më nuk ka nevojë për F. Sejdiun, Hashimi përmes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të cilën ende është duke e drejtuar Enver Hasani, arriti ta shkarkojë nga posti i Presidentit, me akuzën se F.Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën, duke mbajtur dy poste, të Kryetarit të Kosovës dhe të LDK-së! Shumë qesharake, thua se Hashimi dhe drejtësia e Kosovës për 3 vite nuk e dinin, që Sejdiu ushtronte dy poste! Mendoj se mirë ja ka bërë Hashimi, Sejdiut, sepse Sejdiu e përkrahte në kërkesat e tij pa rezervë Thaçin. Linçimi i radhës, Hashim Thaçi më 2011 kishte probleme me formimin e Qeverisë. Hashimi bëri koalicion me AKR-në e Behxhet Pacollit, Pacolli shfrytëzoi rastin dhe u bë President i Kosovës, vetëm pas 3 muaj të ushtrimit të kësaj detyre, Hashimi ia arriti ta largojë nga posti i Presidentit, për ta zëvendësuar atë Presidentja aktuale Atifete Jahjaga.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat