Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese, në shërbim të PDK-së

Kosova

Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese, në shërbim të PDK-së

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 11:45

Presidentët e Kosovës kanë shkelur seriozisht Kushtetutën, veçmas Fatmir Sejdiu dhe ushtruesi i kësaj detyre, Jakup Krasniqi, ka thënë Andrea Capussela.
Ai nuk ka lënë pa faj as kryetaren aktuale, Atifete Jahjaga, e cila u vazhdoi “jashtëligjshëm” mandatin gjyqtarëve ndërkombëtarë të Kushtetueses.
Duke folur për raportin president-Gjykatë Kushtetuese, eksperti i çështjeve juridike, italiani Capussela, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ka theksuar se këto institucione prapa ekranit të paanshmërisë formale, po shërbejnë si instrumente për strategjitë e PDK-së.
Ish-shefi i Departamentit ekonomik në zyrën e përfaqësuesit special të BE-së, Peter Feith (ICO), ka shtuar se presidentët nuk duhet të pyesin për gjithçka Gjykatën Kushtetuese, siç ishte rasti me presidenten Jahjaga për çështjen e mandatarit. Shfrytëzimi i tillë i gjykatës, siç ka thënë Capussela, shtrembëron funksionet e gjyqtarëve dhe ngatërron marrëdhëniet midis autoriteteve politike dhe ligjore.
Juristi nga Italia vlerëson se nuk do të ishte e shëndetshme që Kosova të ketë një president ekzekutiv./KD

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat