Cliff: Lista Serbe në qeveri, por jo si faktor vendimtar

Kosova

Cliff: Lista Serbe në qeveri, por jo si faktor vendimtar

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 10:30

Bllokimi politik që po e frenon krijimin e institucioneve nuk duhet ekzagjeruar, thotë ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff.
Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai shpreh pritjet e tij që gjithçka të nisë të zgjidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thekson se Qeverinë e ardhshme të Kosovës e presin sfida të mëdha, siç janë: zhvillimi ekonomik, dialogu me Serbinë dhe integrimet evropiane.

Në intervistë Cliff ka theksuar se Lista Serbe do të duhej të jetë pjesë e Qeverisë, por jo faktor përcaktues i krijimi të saj.

Duke folur për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Cliff ka thënë se nuk duhet lejuar që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës.

Ai ka lavdëruar institucionet e drejtësisë në Kosovë rreth masave të ndërmarra në luftën kundër radikalizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat