Abdyli mbrohet në heshtje, Beqiri mohon akuzat

Kosova

Abdyli mbrohet në heshtje, Beqiri mohon akuzat

Më: 15 gusht 2014 Në ora: 17:08

Të akuzuarit Naser Abdyli dhe Ernes Beqiri gjithashtu dyshohen se kanë kryer vepra të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste dhe rekrutim për terrorizëm.

Prokurori tha se janë dy dëshmitarë që flasin në favor të akuzave ndaj Abdylit dhe Beqirit por “për momentin janë anonimë”.

“Për shkak të rrezikut nuk mund t’i them emrat e tyre tani për tani”, tha Blerim Isufaj.

Nga ana e tij, Naser Abdyli ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje, ndërsa avokati i tij, Isa Salihu, ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit për paraburgim.

Ai i ka propozuar gjykatësit që të marrë ndonjë masë tjetër alternative ndaj klientit të tij.

Ndërsa i akuzuari Ernes Beqiri ka thënë se ndihet i pafajshëm ndaj akuzave për terrorizëm.

"Ndihem plotësht i pafajshëm dhe shpresoj në drejtësi", tha Ernes Beqiri në fjalën e tij mbrojtëse.

Ai tha se kur i është bastisur shtëpia, ka qenë për pushime në Ulqin, ndërsa është arrestuar me t’u kthyer në shtëpi.

Ai tha se ka qenë në Turqi gjatë këtij viti në përpjekje për të udhëtuar për në Francë, por shprehet se asnjëherë nuk ka qenë në Siri.

Ndërsa Ragip Radoniqi, avokat i Beqirit, ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit për paraburgim dhe ka kërkuar ngagjyqtari ndonjë masë tjetër alternative, përfshirë edhe arrestin shtëpiak, raportojn mediat në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat