Bajram Rexhepi: Po, më ka dërguar SMS Gani Geci

Kosova

Bajram Rexhepi: Po, më ka dërguar SMS Gani Geci

Më: 5 gusht 2014 Në ora: 17:24

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pranuar që ka marrë një SMS një vit më parë nga ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci i cili iu kishte ankuar atij për kërcënimet që kishte marrë djali i tij.
Ai kishte kërkuar nga Rexhepi që të merrte masa për mbrojtjen e djalit të tij, Rilind Gecin.
Në sms-in telefonik të datës 2 mars 2013 të publikuar në media kishte këtë përmbajtje: “ Ministër, jam Gani Geci djalin tem Rilind Geci, student i vitit të parë në Arqitekturë janë kah ma përcjellin nji grup kriminelësh të dënuar nga gjykata e që janë në ikje”, thuhet në këtë sms.
Lidhur me këtë sms, ministri Rexhepi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ish-deputeti Geci e kishte lutur që ta mbronte Rilindin.
“Nuk e di a ka qenë me SMS a me telefon kur kanë qenë disa ç'rregullime mes studentëve në Rektorat. E di që ka pas thënë që: "Djalin e kam të rrezikuar". Unë e kam përcjell në Polici atë shqetësim”, ka thënë Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat