Ministrat e Thaçit po bëjnë shkelje kushtetuese

Kosova

Ministrat e Thaçit po bëjnë shkelje kushtetuese

Nga: Hava Orana Më: 1 gusht 2014 Në ora: 13:19

Vendimet që merren në Qeveri, apo në Kuvend me votën e kryeministrit në largim, Hashim Thaçit dhe të 8 ministrave që janë edhe deputetë, janë jolegjitime. Kështu e ka vlerësuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, madje po e sheh si mundësi për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Erzen Vraniqi zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se po e shohin si mundësi një veprim të tillë, pasi kryeministri në largim, Hashim Thaçi dhe ministrat e tij, pasi po marrin disa vendime duke qenë edhe deputetë të certifikuar.

“Ne do ta shqyrtojmë si mundësi dërgimin në gjykatë kushtetuese shkeljen që disa ministra dhe kryeministri në largim po e bëjnë, duke marrë vendime në këtë cilësi dhe duke qenë njëherësh deputetë të çertifikuar të Kuvendit të Kosovës”, thotë Vraniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat