Njerëz të politikës fshihen prapa bixhozit dhe lojërave të fatit

Kosova

Njerëz të politikës fshihen prapa bixhozit dhe lojërave të fatit

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:32

Njerëz të politikës, kumarxhinj e bixhozxhinj aktualisht kontrollojnë biznese të bixhozit, lojërat e fatit, bastoret sportive në Kosovë.

Në Kosovë aktualisht gjithsejtë janë 41 lokale të lojërave të fatit të licencuara nga ministria e financave, prej tyre 18 bastore sportive, 11 bingo, 11 automatë dhe një kazino. Këto janë me licencë. Ndërsa ka dhjetëra të tilla që funksionojnë pa licencë dhe në “të zezën”. Njerëz të politikës, kumarxhinj e bixhozxhinj aktualisht kontrollojnë biznese të bixhozit, lojërat e fatit, bastoret sportive në Kosovë. Lokalet ku ushtrohet bixhozi dhe të vënit bast, aktualisht janë bërë një fenomen shumë shqetësues sepse shpeshherë abuzohet me to. Janë përfshirë mashtrues, ose njerëz të afërt me ta. Anekënd Kosovës, 41 me licencë dhe dhjetëra lokale të tjera ilegalisht po funksionojnë për bixhoz, kazino, lojëra fati, të vënit bast, në lagjet e qyteteve dhe në fshatra.
Të disa raste po abuzohet me lokalet e bixhozit, bastoreve sportive, dhe lojërave të fatit, ku janë shndërruar edhe në vende të drogaxhinjëve. Janë shndërruar në vend të ndejave, të hajnave që vjedhin gjithandej dhe me ato para përpiqet për “ta gjetur” fatin në bastore e kazino. Lokale të tilla kryesisht janë të hapura tërë natën. Ku shpeshherë vizitorë përveç maniakëve të lojërave janë edhe konsumuesit e drogës. Për shkak të papunësisë dhe gjendjes ekonomike shumë të rinj bëhen vizitorët më të shpeshtë të lokaleve të bixhozit, të cilët shpresojnë të fitojnë ndonjë qindarkë nga to, por që në fakt dalin xhepabosh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat