Mogherini të premten viziton Kosovën

Kosova

Mogherini të premten viziton Kosovën

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 20:58

Ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini do të fillojë këtë javë një turne vizitash zyrtare në Ballkan, ku fillimisht do të shkojë në Bosnje-Hercegovinë, të enjten, dhe më pas në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi.

Në Sarajevë, Mogherini, në prani të ambasadorit italian, Ruggero Corrias, do të takohet me presidencën trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës dhe ministrin e Jashtëm, Zlatko Lagumxhija.

Integrimi i ardhshëm i vendit në NATO dhe objektivat e presidencës gjashtëmujore italiane të BE-së do të jetë në qendër të bisedimeve.

Në fund të vizitës në Bosnje-Hercegovinë, ministrja Mogherini do të vizitojë koleksionin e artit bashkëkohor “Ars Aevi”, që është rihapur kohët e fundit pas nxitjes nga Italia dhe për të cilën arkitekti italian me famë botërore, Renzo Piano ka ideuar projektimin e këtij muzeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat