Dyzet të intervistuar, asnjë i dyshuar për vrasjen e Pistës

Kosova

Dyzet të intervistuar, asnjë i dyshuar për vrasjen e Pistës

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:59

Prishtinë, 22 korrik - Kanë kaluar mbi një muaj nga vrasja e Elvis Pistës, kandidat për deputet i PDK-së nga Rahoveci, por Prokuroria e Shtetit ende nuk e ka asnjë të dyshuar.
"Ende nuk kemi të dyshuar. Jemi duke punuar dhe hetuar në çdo pistë të mundshme, por nuk e kemi intervistuar askënd seri tash në cilësinë e të dyshuarit", thotë prokurorja Shpresa Bakija.
Ajo bënë me dije se numri i personave që janë intervistuar si dëshmitarë në këtë hetim është mbi 40. Nga ta ka edhe persona nga PTK-ja, kompania publike ku punoi Pista.
Por, ky hetim deri thash nuk ka arritur as në përfundimin se cili është motivi i vrasjes së Pistës.
"Ende nuk dihet motivi i këtij krimi. Po ta zbulonim motivin, edhe kapja e të dyshuarit do të ishte më e lehtë", thotë Bakija.
Elvis Pista ishte vrarë pas një feste me familjen, dhe vrasësi r kishte qëlluar nga afër me armë me zhurmë-mbytës.
Vrasja e tij e kishte tronditur opinionin, kryesisht për shkak se Pista ishte në garë për deputet dhe vrasja e tij ndodhi shumë pak kohë pas zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat