Javën e ardhshme vendoset për “Kleçkën”

Kosova

Javën e ardhshme vendoset për “Kleçkën”

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 23:14

Gjykata e Apelit javën e ardhshme pritet me vendos rreth rastit e njihur si “Kleçka”, në të cilin ish- komandanti, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij, akuzoheshin për krime lufte, raporton Rrokum TV.
Ky vendim i gjykatës , sipas mbrojtësit të Limajt, avokatit Tomë Gashi pritet të vij mbas ankesës që ka bërë ish- prokurori Mauricio Salustro rreth vendimit lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë shtatorin e kaluar.
Gashi tha se prokurori veç e ka shfrytëzua të drejtën e tij për ankesë, sepse sipas tij nuk ka ndonjë provë apo fakt që mundet me e rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore që ky rast me kthehet në rigjykim.
Fatmir Limaj dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, akuzoheshin për vepra të cilat supozoheshin të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosurit të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar si paraburgim, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat