Kush i bëri trazirat në Ibër, kush përfitoi dhe kush kërkoi gjakderdhje!?

Kosova

Kush i bëri trazirat në Ibër, kush përfitoi dhe kush kërkoi gjakderdhje!?

Më: 23 qershor 2014 Në ora: 17:27

“Njerëzit duhet ruajtur qetësinë dhe të përdorin arsyen për të mos u bërë viktimë e atyre që trumbetonin se çështja e veriut është e kryer në Bruksel”, thotë Abazi.

Kur u hoq barrikada mbi lumin Ibër secili nga personat përgjegjës në Kosovë që nuk ia kishte dalë ta hiqte barrikadën tentonte të merrte meritat për vete, e tash kur ajo u rivendos madje edhe u betonua ata sërish po japin premtime të kota për heqjen e saj, e madje po flasin edhe për bashkim të Mitrovicës.
Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, duke folur për mediat tjera thotë se po pret ndërkombëtarët që të ndërmarrin diçka, përndryshe institucionet e Kosovës do t’i heqin vetë. Kjo lë të nënkuptohet që ministri Rexhepi deri më tani ishte në pritje të ndërkombëtarëve, që barrikada të vendosjet, të hiqej e të rivendosej prapë me ose pa lejen e institucionit që ai e drejton, e pastaj e ka ndërmend të veproj ai vetë.
Ish ministri Rexhepi i cili kohët e fundit po mundohet që ‘zotësinë’ e tij të mos e tregoj para mediave, pasi që si duket ai po përgatit një ‘mrekulli’ e cila më vonë do të dalë në publik. I pyetur nga gazeta se kur do të ndërmarrë masa, e tëra që ai u përgjigj ishte të na uroj një ditë të mirë. Të njëjtën i urojmë edhe ne ministrit Rexhepit, ashtu siç premtoj ‘punën e madhe që nuk ua tregon mediave’, duke shpresuar të mos mbetet thjeshtë premtim.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat