Thaçi beson në Zot e në drejtësi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kosova

Thaçi beson në Zot e në drejtësi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Më: 11 maj 2014 Në ora: 20:43

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në të gjitha takimet gjatë negociatave me Serbinë në Bruksel, ka ngritur edhe çështjen e të zhdukurve.

“Por ke të bësh me Serbinë, ata që na kanë vra dhe kanë kry gjenocid”, ka thënë Thaçi.
Kështu ka thënë të dielën pasdite, në shtëpinë e familjes Çerkezi në Gjakovë, kur ka takuar gra që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë luftës së fundit, transmeton Koha.
“E kemi ngritur në instancë më të larta këtë çështje, së bashku me ndërkombëtarët , dhe do të mbesim me shpresë dhe optimizëm, duke besuar në Zot dhe drejtësi, që edhe kjo çështje do të zbardhet”, tha Thaçi, në takim me familjarë të personave të pagjetur.

Familjarëve, kryeministri në detyrë u ka thënë se duhen që të konsultohen që siç ka thënë, “bashkë të rrisim presionin tek ndërkombëtarët, e ndërkombëtarët tek Serbia”.

Ai ka premtuar së çështjet që janë në kompetencë të tij do të rregullohen. Ai ka thënë se çështja e familjeve të të pagjeturve do të rregullohet me ligj dhe sa herë që do të ketë ngritje të pagave për të tjerët do të përfitoj edhe kjo kategori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat