Shpërbërja e Kuvendit, sa për të tërhequr vëmendjen nga Tribunali e Eulex-i

Kosova

Shpërbërja e Kuvendit, sa për të tërhequr vëmendjen nga Tribunali e Eulex-i

Nga: Hava Orana Më: 24 prill 2014 Në ora: 10:48

Ndonëse flitej shumë herë që Kuvendi do të mund të shpërbëhej brenda kësaj jave, kjo gjë u pamundësua derisa në radhë të parë u shqyrtua mandati i EULEX-it dhe krijimi i Gjykatës Speciale. Të dyja këto çështje kanë arritur të kalojnë dje në Kuvend. Mirëpo për tu diskutuar tani ka mbetur radha e ushtrisë së Kosovës, e çështja e zgjedhjeve ka mbetur për krejt në fund.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL thotë se debati për shpërbërjen e parlamentit ishte thjeshtë debat artificial vetëm sa për të tërhequr vëmendje.

“Në fakt debate se kur duhet të shpërbehet parlamenti në thelb është debat artificial për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga temat që kërkojnë vëmendje dhe llogari nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe partitë që qeverisin Kosovën në këto mbi tre vitet e fundit”, thotë Kalaja për ‘Bota sot’.

Sipas tij, procesi i shpërbërjes së Kuvendit është proces teknik që do të mund të bëhej me ndonjë marrëveshje mes partive politike.

“Procesi i shpërbërjes se Kuvendit ose shkarkimit eventual të Qeverisë është proces teknik, i cili arrihet brenda pak minutash me ndonjë marrëveshje politike ne mes partive politike. Mirëpo nuk është teknike e as politike se sa institucionet e Kosovës kanë përgatitur platformë për statusin e ri të EULEX në Kosovë, sa janë të gatshme ato të marrin kompetenca e tij, sa dhe qysh është përgatitur procesi i krimit të Forcave të Armatosura, sa është investuar që të kemi një ‘reformë zgjedhore’ serioze e cila nuk është bërë kurrë”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat