Qeveria e çon në Kuvend, Gjykatën Speciale

Kosova

Qeveria e çon në Kuvend, Gjykatën Speciale

Më: 22 prill 2014 Në ora: 13:17

Qeveria ka marr vendim që të procedojë për në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për zgjatjen e mandatit te EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës Speciale që do të hetojë pretendimet e Dick Marty-it. Qeveria poashtu ka marë vendim qe ta procedojë projektligjin për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje kryesise se Kuvendit qe t’i fus në rend dite për votim këto projektligje në seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

​Thaçi: Mos ta humbim shansin, ta votojmë FAK-un

Kryeministri i Kosovës Hashin Thaçi, ka kërkuar që së shpejti të futet në rend dite në kuvend themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

"Tani është momenti, të mos humbim kohë. Është e pajustifikueshme çdo shtyerje e mëtutjeshme e kuvendit për të mos e futur në rend dite. Ky votim do të duhet të ndodhte në ditët e ardhshme. Nëse e humbim këtë shans historike që ka Kosova në ditët e ardhshme për themelimin e ushtrisë së Kosovës, Forcave të Armatosura të Kosovës. Unë dua të dërgoj alarmin te qytetarët dhe spektri politik se Kosova do të humb shansin për vite të tëra. Prandaj, ftoj spektrin politik, të gjithë deputetet pa dallim. Ushtria është e të gjithëve, le ta fusin në rend të ditës dhe le të votojnë për të mirën e shtetin dhe së ardhmes sonë", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat