Aderime të reja në Degën e AKR-së në Lipjan

Kosova

Aderime të reja në Degën e AKR-së në Lipjan

Më: 19 prill 2014 Në ora: 20:06

Sot në Degën e AKR-së në Lipjan aderuan një numër i të rinjve dhe qytetarë të tjerë, të cilët u pritën nga presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli. Pacolli u ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë atyre që ju bashkëngjiten këtij subjekti dhe që besuan në programin e AKR-së.

"Të nderuar të rinj, që nga sot keni ardhur në një shtëpi të madhe ,ju jeni forca dhe energjia jonë. Ju sot keni hyrë në politik dhe ne do të ju ofrojmë përkrahjen tonë të pakontestueshme, ju do të na jepni forcën politike, pastaj bashkë me juve do të realizojmë projektin tonë. Unë personalisht të dashur të rinj ardhmërinë e shoh në fytyrat e juaja dhe në energjinë e juaj", tha Pacolli.

E njëri nga ata anëtarë që ju bashkua kësaj partie, theksoi se këtë vendim e ka marrë pasi që e ka parë si parti serioze duke thënë se pasaporta e çdo shteti është zhvillimi ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat