I ngarkuari me punë i Kosovës zbarkon në Mal të Zi

Kosova

I ngarkuari me punë i Kosovës zbarkon në Mal të Zi

Më: 17 prill 2014 Në ora: 22:35

Ministri malazez i Punëve të Jashtme, Igor Lukshiq e ka pritur sot në Podgoricë diplomatin e parë përfaqësues të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmetin.
Lukshiq ka vlerësuar se hapja e përfaqësisë së përhershme të Prishtinës do të sjellë forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve.
I ngarkuari më punë i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë shembull për rajonin dhe tregon ndryshimin që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat