Mustafa: Ne nuk ofrojmë ndihma e as rrënime

Kosova

Mustafa: Ne nuk ofrojmë ndihma e as rrënime

Më: 16 prill 2014 Në ora: 20:03

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë muaj kjo parti po zhvillon një aktivitet shumë të ngjeshur në të gjitha degët dhe nëndegët e LDK-së.
“Kjo pason pas përmbylljes së një cikli të takimeve me të gjitha forumet e gruas dhe forumet e rinisë së LDK-së në të gjithë vendin. Ditëve të fundit isha në Kaçanik,në Malishevë, në Rahovec, në Therandë, në Degën e dytë të LDK-së të Prishtinës, prezantuam programin qe verisës në Pejë, Prizren, Gjilan e Ferizaj. Takuam komunitetin e biznesit (mbi 150 biznese)”, ka shkruar Mustafa.
Sipas tij, programi qeverisës i LDK-së është program i zhvillimit ekonomik, i forcimit të shtetit ligjor dhe i luftës kundër korrupsionit.
“ Ky është program i hapjes së vendeve të reja të punës, i ngritjes së mirëqenies sociale, i cilësisë në arsim e shëndetësi. Me këtë program, LDK po u ofron qytetarëve punë e prosperitet. Jo ndihma, e jo rrënime. Programi ynë po hasë në përkrahje të plotë nga anëtarësia dhe qytetarët. Është Program i fitores së sigurt”, ka shkruar ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat