Në Rrasë të Koshares luftohej për jetë a vdekje me forcat serbe

Kosova

Në Rrasë të Koshares luftohej për jetë a vdekje me forcat serbe

Më: 15 prill 2014 Në ora: 17:55

“Unë kurrë në jetën time s’kam mbajtur armë në dorë, por do të ushtrohem dhe do të luftoj krah për krah me vëllezërit shqiptarë kundër armikut të fëlliqur serb....”, thoshte rekruti holandez.

Takimi me luftëtarët në vijën e parë të frontit dhe rëndësia e pikës Rrasa e Koshares

Me 4 maj vajtëm edhe në vijën e frontit tek „Rrasa e Koshares“. Një rrugë deri atje nga nxirrte përplot me dredha dhe e rrahur aq herë nga luftëtarët tanë sa edhe ishte tejet e pakalueshme, por asaj rruge i përballonte pa vështirësi automobili ushtarak i UÇK-së. Ishte për mua fascinuese takimi me ata ushtarë që qëndronin në pozicionin e luftës. Ishte po ashtu tejet impresionuese për luftëtarët shkuarja jonë në vijën e parë të frontit. Bile, disa thoshin: “është e vërtetë së këtu po shoh gazetarët e parë shqiptarë?!” Kishte edhe ushtarë që ankoheshin në misionin e gazetarëve tanë që këndej nuk kishin shkelur për ta transmetuar tek opinioni epopenë e lavdishme të kësaj lufte të UÇK-së, derisa këtu që nga fillimi ishin shënuar rezultatet e dukshme në luftë me forcat e armikut serb. Duhet cekur se në frontet e luftës së Koshares takuam edhe vullnetarë të huaj që kishin ardhur për t’u dalë krah luftëtarëve të UÇK-së. Ishte interesant takimi me njërin nga Holanda, e që ishte jurist i diplomuar, emri i tij tani më ka ikur. Më kujtohen fjalët e tij kur më pati thënë: “Në vetë e kam urrejtur çdoherë luftën, por skenat e tmerrshme që shikoja në televizion, se çka bënin barbarët serbë mbi popullatën e pafajshme shqiptare, vetëm pse dëshironin lirinë e tyre nga pushtuesi barbar, nuk më ka lënë të qetë... Unë kurrë në jetën time s’kam mbajtur armë në dorë, por do të ushtrohem dhe do të luftoj krah për krah me vëllezërit shqiptarë kundër armikut të fëlliqur serb....”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat