Zemaj e quan Krasniqin linçues e enverist

Kosova

Zemaj e quan Krasniqin linçues e enverist

Më: 10 prill 2014 Në ora: 22:41

Ka shpërthyer sërish në akuza, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Ai ka thënë se baballarët stalinistë, fatkeqësishtë në pushtetin aktual po përdorin metoda manipulative për të ju kundërvënë të vërtetës që dëshmohet çdo ditë e më shumë.
“Kundërshtimet e tilla nga ata që i sjellën mjegullnajë të vërtetës për luftën çlirimtare, jo që janë vetëdemantues dhe sigurisht edhe vetëdemaskues, për të gjitha ato gënjeshtra që ju kanë servu qytetarëve të vendit duke ju imponuar si patriot dhe çlirimtarë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
“Andaj, sado mundohen që të quhen të vetëquajtur apo edhe me terma tjerë linçues të stilit enverist, në kohën që po vjen dhe me kthjelljen e gjithë atyre që kanë hezituar të flasin për të vërtetën e cila tani shumë po ju dhembë, theksoj se i gjithë ai kuadër ushtarakësh që treguan profesionalizem, përgjegjësi për çlirimin e vendit, aftësi për të mbrojtur popullatën civile, zhvillimin dhe fitoren në Beteja si të Loxhës, Kosharës, Llukës, Pashtrikut, Sferkes e gjetke nëpër Kosovë do mbeten shembull për shumë gjenerata që do vijnë”, ka shkruar më tej ai.
Stausi i deputetit Zemaj përfundon me fjalinë se “’Zëdhënsat’ e manipuluar nga ideologjia staliniste prapë po përdoren si mashë për të mohuar të vërtetën. Ju ka dalë boja tani siç thotë populli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat