Mjekët shkruajnë raporte mjeksore me makina shkrimi

Kosova

Mjekët shkruajnë raporte mjeksore me makina shkrimi

Më: 10 prill 2014 Në ora: 21:34

Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ende punojnë me makina të shkrimit. Ato janë të vendosura në dhomën e pranimit në klinikën e Neurologjisë. Mjekët dhe teknikët thonë se kjo mënyrë e punës është shumë e vështirë për ta, pasi përshkrimi i të dhënave të pacientëve me makinë të shkrimit merr shumë kohë.
Të dhënat e pacientëve në Klinikën e Neurologjisë në QKUK regjistrohen me makinë të shkrimit.
Mjekët thonë kjo teknikë e vjetër e të shkruarit po u krijon shumë vështirësi pasi që merr kohë më
shumë dhe nuk punon siç duhet për shkak të vjetërsisë.
" Në dhomat e pranimit punojme me makina të shkrimit dhe kjo është shumë e mundimshme për
ne sespe na merr shumë kohë edhe nuk kanë qasje të gjithë mjeket ne të dhënat e pacientëve, të
dhënat shkurhën me makinë ndërsa diagnoza me dore ", neurologia Shpresa Beqiri Rashit.
Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani thotë se nuk është në dijeni se në QKUK punohet me makina
të shkrimit.

"Për mua ky lajm është befasi sepse Ministria e Shëndetsisë së bashku me qeverinë e Luksemburgut
ka financuar për sistemin e informimit shëndetsor në të gjithë Kosovën dhe nuk është dashur askund në
QKUK të punohet me makina të shkrimit", tha ministri Agani.
" Klinikat e Qendrës Klinike Universitare te Kosovës janë të paisura me mejet të punës për këtë sistem
të ri të informimit, mirëpo para funksionalizimit të këtij projekti do të bëhet edhe trajnimi i stafit" , tha
Mirlinda Qyqalla – Zëdhënëse e QKUK-se.
Zyrtarë të QKU Kdhe ata të Ministrisë së Shëndetësisë nuk japin të dhëna se kur do të përfundojë
projekti i sistemit informativ shëndetësor kosovar, andaj nuk dihet se edhe për sa kohë do të jenë në
funksion makinat e shkrimit në Klinikën e Neurologjisë. (RTK)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat