Grupet islame duken me shumë si fuqi virtuale

Kosova

Grupet islame duken me shumë si fuqi virtuale

Më: 18 nëntor 2013 Në ora: 17:27

Elementet radikale që po shfaqen gjithkah në Kosovë dhe në çdo formë, në protesta, në veshje në rrugë, dhe që janë shumë prezent në internet, por edhe në media, duket se janë një llof fluskule. Fuqia e tyre reale në opinion duket shumë e brishtë. Një gjë të tillë e tregon mbi të gjitha mungesa e votave në zgjedhje.
E vetmja parti me karakter fetar që garonte ishte Partia e Drejtësisë, por që edhe ajo mezi e kaloi një përqindëshin.
Padyshim që një shtet si Kosova, me 90% të popullsisë myslimane, çështja e temave fetare bëhet shumë e ndjeshme. Sidomos kohët e fundit kur janë krijuar perceptime të ndryshme ndaj fesë, duke e marrë secili në mënyrën e vet.
Ajo çka është më e keqja, është me disa të rinjë nga Kosova, të cilët kryerjen e xhihadit (luftës në rrugën e Allahut), e shohin shkuarjen në Siri. Të tillët edhe po e keqinterpretojnë fenë. Jo shumë kohë më parë një grup ekstremistësh kishin kërcënuar Policinë e Kosovës, për shkak se këta të fundit kishin arrestuar disa nga grupi i tyre, të kthyer nga Siria në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat