Vitia përkujton dëshmorin Mejdi Korrani

Kosova

Vitia përkujton dëshmorin Mejdi Korrani

Më: 19 prill 2024 Në ora: 12:51
Janë vënë kurora lulesh edhe te shtatorja e dëshmorit në vendin e tij të lindjes në Pozheran

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë e qytetarë të Pozheranit e të komunës së Vitisë, koordinatorë të këshillit të Pozheranit dhe të tjerë, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit Mejdi Korranit në varrezat e dëshmorëve në Viti, me rastin e përvjetorit të rënies heroike së tij.

“Janë vënë kurora lulesh edhe te shtatorja e dëshmorit në vendin e tij të lindjes në Pozheran”, ka njoftuar komuna.

Po sipas njoftimit, në mbrëmje do të jepet premierë filmi dokumentar kushtuar dëshmorit Korrani.

“Ndërkaq, pos homazheve, sot në orët e mbremjës do të jepet edhe premiera e filmit dokumentar ‘Pararoja e nderit’, kushtuar jetës dhe veprës heroike të këtij dëshmori. Sëshmori Mejdi Korrani, si pjesëtar i UÇK-së, ka rënë heroikisht më 19 prill 1999, në Betejën e Koshares”, njofton komuna e Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat