Kosova në mesin e 9-të vendeve që ka përparimin më të shpejtë në demokraci

Kosova

Kosova në mesin e 9-të vendeve që ka përparimin më të shpejtë në demokraci

Më: 1 prill 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një raporti të Instituti V-dem, sipas të cilit Kosova është prej vendeve të rralla në botë ku demokracia është duke u përmirësuar në vazhdimësi.

Sipas këtij publikimi Kosova këtë vit është në vendin e 62 nga 179 vende të botës, dhe lë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Raporti i fundit i V-dem e nxjerrë Kosovën në mesin e 9 shteteve në botë që kanë përparimin më të shpejtë në parametra të demokracisë. Këtë vit jemi në vendin e 62 nga 179 vende të botës.

Pas kemi Malin e Zi në vendin 67, Shqipërinë në vendin 82, Maqedoninë e Veriut në vendin 89, Bosnjen dhe Hercegovinën në vendin 92 dhe Serbinë në vendin 107”, thuhet nga VV-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat