Kujdes! Pluhuri saharian përfshinë edhe territorin e Kosovës

Kosova

Kujdes! Pluhuri saharian përfshinë edhe territorin e Kosovës

Më: 31 mars 2024 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Këtë të dielën pluhuri saharian ka përfshirë edhe territorin e Kosovës.

“Mendimi mbi motin” njofton se gjatë ditës së sotme pluhuri saharian ka filluar të shtrihet mbi vend e rajon.

Pamjet e kapura me dron nga “Parku i Gërmisë” dallohet dukshëm një qiell më i zbehtë mbi Prishtinën.

“Në këto pamje me dron nga Parku i Gërmisë dallohet dukshmëria më e reduktuar, por dhe qiell më i zbehtë mbi Prishtinë. Pas depërtimit gjatë ditës së mërkurë kjo është hera e dytë që pluhuri saharian depërton mbi vend”, thuhet në njoftim.

Ndërsa MeteoKosova ka publikuar një video, pamje nga fshati Strellc i Komunës së Deçanit, në të cilën shihet koncentrime të larta të pluhurit saharian.

Ditë më parë ky lloj pluhuri kishte përfshirë edhe Shqipërinë.

Masat e rërës ardhur nga Afrika si pasojë e stuhive të forta të erës e kanë ngjyrosur qiellin thuajse në të kaftë.

Cilësia e ajrit në Tiranë sipas IQair tejkaloi gati me 10 herë normat e OBSH-së. Ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat