Pas grevës, punëtorët teknik të UP-së protestojnë sot

Kosova

Pas grevës, punëtorët teknik të UP-së protestojnë sot

Më: 11 mars 2024 Në ora: 08:27

Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të prestojnë sot dhe nesër para Rektoratit.

Protesta e tyre vjen si vazhdimësi e shprehjes së pakënaqësisë, pas grevës tre javore.

“Ju njoftojmë se me datë 11 .03.2024 dhe me 12.03.2024 nga ora 11.00 deri në ora 12.00 punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të UP do të protestojnë para Rektoratit të UP Hasan Prishtina për shkak të pagave të ulta dhe keqtrajtimit gjatë kohës së grevës”, ka njoftuar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Azemi ka pasur kritika edhe për mos ekzekutimin e pagave për këtë sektor.

“Por një është e çuditshme asnjëherë në karrierën time sindikale nuk kam parë kurrë grevistë më të vendosur, kjo na jep vullnet pasiqë edhe shumë forume studentore janë deklaruar në mbështetjen tonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat