Jo mot pranveror, si nis moti nga e hëna?

Kosova

Jo mot pranveror, si nis moti nga e hëna?

Më: 10 mars 2024 Në ora: 23:57
Ilustrim

10.03.2024 - Të reshura shiu po parashihen për javën e dytë të muajit mars. Të reshurat pritet të jenë më të shumta ditën e hënë, kryesisht më vonë pasdite, pas qetësimit të erërave jugore që do të frynë mjaft fuqishëm nga mesdita, me hove edhe deri në 20m/s (70km/h).

Të martën reshjet paraqiten si rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Riga lokale shiu ka gjasa të shfaqen edhe ditën e mërkurë dhe enjten. Intervale me diell e vransira parashihen për ditën e premtë.

Temperaturat nga 12C e 14C, në fillim të javës zbresin deri në 10C nga mesi i javës. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C.

Erërat ndryshojnë drejtimin ditën e mërkurë nga krahu verior e frynë të lehta dhe mesatare 2-9m/s.

Të reshurat dhe erërat do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë ditëve të ardhshme. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta të ndotjes.

11.03 - Kryesisht me vransira dhe erë të fuqishme jugore. Nga mesdita priten të reshura shiu, që vijnë duke u intensifikuar gjatë mbrëmjes.

12.03 - Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

13.03 - Vransira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

14.03 - Intervale me diell dhe vransira, me mundësi për riga lokale shiu pasdite.

15.03 - Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes pas rënies në fillim të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat