Mot me vranësira, mundësi për riga lokale shiu

Kosova

Mot me vranësira, mundësi për riga lokale shiu

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 07:17
Ilustrim

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me shumë vranësira.

Sipas ‘Mendimi për Motin’, riga lokale shiu mund të paraqiten herët në mëngjes, ndërsa viseve kodrinoro-malore edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale zbresin në 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale shkojnë prej 5 deri në 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriore e veriperëndimore 5-10m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat