KEDS-i tregon se ka zvogëluar humbjet në rrjet në 15,32%

Kosova

KEDS-i tregon se ka zvogëluar humbjet në rrjet në 15,32%

Më: 29 janar 2024 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

KEDS njofton se në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar ka zvogëluar humbjet në rrjetin elektroenergjetik të Kosovës në 15,32%.

Sipas kësaj kompanie, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kur humbjet ishin 16,79%, është shënuar një rënie prej 1,5%.

“Ky zvogëlim i humbjeve është rezultat i përkushtimit të pakompromis të KEDS-it në luftimin e fenomenit të shëmtuar të keqpërdorimit të energjisë elektrike.

KEDS ka shtuar ekipet e kontrollit në terren me qëllim të identifikimit të të gjithë keqpërdoruesve të energjisë elektrike, duke implementuar strategji të reja në zvogëlimin akoma më shumë të humbjeve në rrjet”.

“Krahas kësaj, KEDS ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi të opinionit publik lidhur me pasojat që mund t’i ketë kushdo që mëton të keqpërdorë energjinë elektrike. Përmes hapave të ndërmarrë në fushatën “Rryma t’kushton ma lirë”, KEDS po angazhohet të ndihmojë në kultivimin e një kulture të përgjegjshme ndaj përdorimit të energjisë elektrike. Se përdorimi i ligjshëm i energjisë elektrike kushton gjithsesi më lirë sesa dëmi që një konsumator ia shkakton KEDS-it e që duhet t’i kthehet përmes “Rikthimit të Humbjeve” ose edhe dënimet me gjobë dhe me burg nga gjykatat kompetente”, bëhet e ditur në një njoftim për media të kësaj kompanie.

Poashtu bëhet e ditur se kompania në fjalë ka realizuar gati 100,000 kontrolle përgjatë vitit 2023, prej të cilëve 6,710 janë identifikuar keqpërdorues të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat