Parashikimi i motit për sot, paralajmërohet acar i fortë në mëngjes

Kosova

Parashikimi i motit për sot, paralajmërohet acar i fortë në mëngjes

Më: 21 janar 2024 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, me përjashtim për disa vranësira të ulëta në orët e mëngjesit.

Meteo Kosova ka njoftuar se në mëngjes dhe në mbrëmje pritet të jetë acar i fortë.

Era do të fryjë nga veriu, me shpejtësi prej 15-36 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -10 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 2°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat