Prokuroria e Shtetit: 24 aktakuza janë ngritur brenda 24 orëve

Kosova

Prokuroria e Shtetit: 24 aktakuza janë ngritur brenda 24 orëve

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej njëzetekatër (24) aktakuza, kundër tridhjeteshtatë (37) personave, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat