Për 24 orë janë ngritur 88 aktakuza kundër 105 personave

Kosova

Për 24 orë janë ngritur 88 aktakuza kundër 105 personave

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 12:35
Pallati i Drejtësisë

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë Themelore janë ngritur tetëdhjetetetë (88) aktakuza kundër njëqind e pesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri për veprat penale  “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e tri (23) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.  Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor’  dhe një (1) person për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar  tre (3) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimit për një (1) person, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19)  personave, për veprat të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat