Rritet skema për pensionet paraplegjik dhe tetraplegjik në nëntor të këtij viti

Kosova

Rritet skema për pensionet paraplegjik dhe tetraplegjik në nëntor të këtij viti

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se në muajin nëntor të këtij viti, nga skema për pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike kanë përfituar 2 mijë e 961 persona, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 2 mijë e 516 përfitues, vërehet një rritje prej 17. 7 për qind.

Ndërsa, gjatë muajt nëntor krahasuar me muajin nëntor të vitit 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga:

Skema për pensionet invalidore me 21. 7 për qind, skema për pensionet e “Trepçës” me 18,7 për qind, skema e ndihmës sociale me 11. 9 për qind, skema për pensionet familjare me 9 për qind, skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës me 1. 5 për qind rënie.

“Në muajin nëntor 2023, krahasuar me muajin nëntor 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike me 17,7 për qind, skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara me 13,7%; skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) (10,0%); skema e pensioneve bazike të moshës (6,2%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,8%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (5,0%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (1,9%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (1,7%); skema për veteranët e luftës (0,1%)”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat