​Ngjarjet e datës 22 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 22 dhjetor

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takohet me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev. Ceremonia shtetërore mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 10:00. Më pas Osmani e Radev do të mbajnë konferencë për media.

Zyra për Qeverisje të Mirë - Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me projektin Drejtësia Sociale për rom, ashkali dhe egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, organizon diskutimin “Zbatimi i Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, bazuar në rastet e raportuara në Platformën Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”. (Hotel “Sirius” salla “Ariga”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Klinika e Kardiologjisë mban takimin e fundvitit, ku do të raportohen rezultatet e vitit 2023 dhe do të shpallen "Punëtorët e vitit 2023". (Telemjekësi, ora 10:00)

Këshillit Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati i gjashtë, objekti i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizikë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” protestojnë para Rektoratit të UP “Hasan Prishtina” për paga. (Ora 10:00-11:00)

Përurohet parkut dhe mjeteve të fitnesit në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren. (Ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mban takimin e dytë publik me qytetarë, ku do të raportojë për punën njëvjeçare. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

Sindikata e KEK-ut mban protestë para zyrave të KEK-ut. (Ora 11:00)

Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS organizon konferencën “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit)

Përurohet fusha sportive. (Gjonaj i Prizrenit, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Përurohet salla sportive. (Romajë e Hasit Prizren, ora 14:00)

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton raportin vjetor 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 15:00)

Al Trade dhe Vëllezërit Asllani prezantojnë kompleksin “Drenasi Residence”. (Restoranti “Hajdini”, Komoran, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat