Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje me komunat e regjionit të Prishtinës

Kosova

Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje me komunat e regjionit të Prishtinës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndër komunal të regjionit të Prishtinës, këtë e kanë bërë të ditur përmes faqës në Facebook.

Përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale Komuna e Lipjanit dhe komunat e tjera pjesëmarrëse si Prishtina Obiliqi, Fushë-Kosova, Podujeva e Graqanica do të bashkërendojnë aktivitetet në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të këtyre komunave.

”Në kuadër të kësaj marrëveshje që nënshruam sot përfshinë edhe krijimin e një linje funksionale të transportit urban në relacionin Prishtinë–Lipjan–Janjevë si dhe plane të tjera të përbashkëta që ndërlidhen me trafikun dhe çështje të tjera të përbashkëta” tha Kryetari Ahmeti.

Detaje tjera priten të japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat