MMPH-ja INDEP-i shpërndajnë e materiale promovuese e dhurata për shoqatën Down Syndrome

Kosova

MMPH-ja INDEP-i shpërndajnë e materiale promovuese e dhurata për shoqatën Down Syndrome

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor (MMPH) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve kanë bërë shpërndarjen e materiale promovuese dhe dhurata për shoqatën Down Syndrome Kosova.

Bajram Kadriu, nga MMPH, tha se për nder te festave të fund vitit kanë organizuar aktivitete të ndryshme në ndihmë të fëmijëve. Ai madje tha se me aktivitet të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kemi ardhur në qendër me qëllim të ndihmojmë sadopak më një pako të vogël me disa blloka të vizatimit ngjyra dhe maica. Kemi organizuar aktivitet të ndryshme në bashkëpunime me INDEP, Ministrinë e Arsimit”.

“Kemi edhe aktivitete të tjera në vazhdimësi në qendra të ndryshme dhe shkolla  të ndryshme të Kosovës me qëllim të mbrojtjes ruajtës së maleve tona, përshirë edhe mjedisin në përgjithësi”.

Marigona Sadiku, terapiste e zhvillimit dhe psikologe, tha se nga materialet e dhuruar do të krijohen kartolina të cilat do të shiten për institucionet publike e privat dhe mjetet e grumbulluar do të shkojnë për organizatën.

“Me rastin festat e fundit vitit janë  në proces të punimeve të kartolinave ku çdo institucion publik apo priva të cilin porositin kartolinat Syndrome down nga shitja e tyre shkon në kuadër të mbështetjes së shërbimeve  që i marrin anëtarët me Syndrome down”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat