Falja e tatimit në pronë në vlerë prej 75 eurove nga Komuna e Prishtinës, qytetarët: Falja do të duhej të ishte 100 për qind

Kosova

Falja e tatimit në pronë në vlerë prej 75 eurove nga Komuna e Prishtinës, qytetarët: Falja do të duhej të ishte 100 për qind

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Qytetarët e komunës së Prishtinës e kanë mirëpritur vendimin e Kuvendi Komunal që qytetarëve t’u falen 75 euro nga shuma e tatimit në pronë për vitin 2023.

Disa prej tyre që u prononcuan për eo, kanë thënë se pavarësisht kësaj, duke marr parasyshë rritjen e cmimeve të tjera, falja e tatimit në pronë do të duhej që të ishte bërë 100 për qind.

Rrahim Krasniqi, banor nga kryeqyteti tha se shumë problem kanë ndodhur pas rritjes së çmimit të pagesës së tatimit mirëpo dhe se sipas tij, edhe vlerësimi i pronës nuk është bërë siç duhet.

Ai ka thënë se do të ishte mirë që tatimi të paguhet siç ka qenë në të kaluarën.

“Me shumë fjalë pak për këtë punë në tatim sepse në start kur rivlerësohet prona, nuk e vlerësojnë si ç’duhet dhe ka pas shumë probleme rreth saj sepse është rrit shumë, jashtëzakonisht. Tash komuna e Prishtinës më duket se e ka përmirësuar, realisht tatimi duhet paguar ashtu siç ka qenë, e për vitet tjera nuk e di”, ka thënë ai.

Ryve Jusaj tha se Komuna me këtë vendim nuk ka bërë asgjë pasi më mirë sipas saj, do të ishte lirimi i tatimit se sa shtrenjtimi i saj e pastaj falja.

Unë mendoj që Komuna nuk ka bë asgjë me atë punë, sepse më mirë kishte qenë me liru tatimin se sa me shtrenjtua. Më mirë është me liru tatimin e jo me bo kinse po ua falim pastaj”, tha ajo.

Shaban Bicaj, banor i Prishtinës, tha se falja e tatimit prej 75 eurove është e mirë por që sipas tij, falja do të duhej që të behej 100 për qind.

“Me thënë të drejtën ne aq sa vite jetojmë këtu e kemi përcjell me vëmendje këtë vendim, disa po i falin krejt 100 euro e disa më pak. Komuna jonë 75 mirë është, keq për një pjesë të popullatës. Se këtu është bërë heterogjen, ka të varfër, ka të pasur, dikush edhe nuk mundet ta paguaj tatimin e banesës, por megjithatë diçka është bërë, veçse Prishtinës i ka pasur hije 100%, mendoj pasi që është komunë me buxhet të fortë sepse 2/3 e Kosovës është e grumbulluar këtu”, ka thënë ai.

E mendim pozitiv drejtuar kësaj çështje pati Tafil Gashi, duke thënë se falja e tatimit prej 75 eurove do të jetë lehtësim për rastet sociale brenda Prishtinës.

“Dikush jeton me social 75 euro, dikush me shumën 100 euro. Çka me të paguajnë më parë kjo pjesë e shoqërisë? Ujin, rrymën, tatimin e shumë shpenzime tjera?! Komuna ka bë shumë mirë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat