Shi apo jo, ky është parashikimi i motit për sot

Kosova

Shi apo jo, ky është parashikimi i motit për sot

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë riga shiu.

IHK njofton se sot parashihet të jetë dita më e nxehtë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat