Konfiskohen 5,800 kg mjaltë të kontrabanduar

Kosova

Konfiskohen 5,800 kg mjaltë të kontrabanduar

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 19:43
Ilustrim

Policia e Kosovës, me datën 13.11.2023 në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës,  kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5800 kg kavanoza me mjaltë.

“Mjalti kishte qenë pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar:  B.A., (1985)  dhe E.I., (1996) , të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave duke bashkëpunuar ngushtë gjithnjë me Doganën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat