​700 mijë euro investim në Shtëpinë e Përshpirtshme në Shtime

Kosova

​700 mijë euro investim në Shtëpinë e Përshpirtshme në Shtime

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 20:34
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se do të investohen 700 mijë euro investim në Shtëpinë e Përshpirtshme për grupet rinore, kulturore e shoqërore në Shtime.

Aliu ka shkruar në Facebook se shtëpia e Përshpirtshme është referencë e rëndësishme e Komunës së Shtimes që ndodhet në vistrin e objekteve me vlerë të trashëgimisë kulturore.

“Nevojat e saj për restaurim e investim do të plotësohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ç'rast Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulurore, z. Artan Hoxha, na kumtoi lajmin e mrekullueshëm për 700.000 euro të buxhetuara për rehabilitim të plotë të objektit që punohet në vitin e ardhshëm. Këto mjete do të mundësojnë që brenda Shtëpisë të funksionalizohen zyra e salla të takimeve për grupet rinore artistike, të ojq-ve si dhe për të gjitha shoqatat që do t'u ndahet hapësira e do t'ua lehtësojë barrën aktuale buxhetore.

Për më tepër, brenda këtij simboli rinor do të funksionalizohet një mini-kinema e lezetshme që do të shndërrohet në vendtakim të admiruesve të filmit, që do të kenë mundësi ta realizojnë pasionin e tyre pasur nevojë të shkojnë në komuna të tjera. Për rininë tonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat