Reshjet e shiut, IHMK paralajmëron vërshime të shpejta

Kosova

Reshjet e shiut, IHMK paralajmëron vërshime të shpejta

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor.

IHMK thotë se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore.

“Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj. Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.”

IHMK parashikon se gjatë orëve të pasditës së sotme , gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situatae pergjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualisht të stabilizohet.

“Gjatë orëve të pasditës së sotme gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situate e pergjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualiajt të stabilizohet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat