Bien pak temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Kosova

Bien pak temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë në vendin tonë.

“E marte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 3-5 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Sot gjatë orëve të vona pritet të ketë reshje shiu të cilat më të theksuara priten në veriperendim të Dukagjinit, derisa pjesë tjera të territorit do të ketë më pak reshje.

Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales ,deri ditën e premte, ku serish, do të të ketë rënie, duke krijuar kushte pë reshje shiu në viset e ulëta , derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000m reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat