MKRS prezanton sukseset e programit “Evropa Kreative”, vlerësohet suksesi i Kosovës në projektet e BE-së

Kosova

MKRS prezanton sukseset e programit “Evropa Kreative”, vlerësohet suksesi i Kosovës në projektet e BE-së

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë prezantimin e sukseseve të Organizatave Kulturore në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Kreative”. Ky program është një platformë e për të promovuar dhe mbështetur inovacionin dhe kreativitetin në fushën e kulturës dhe arteve.

Prezantimi ka theksuar sukseset dhe arritjet, duke vënë në pah rolin e tyre të rëndësishme në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe në rritjen e bashkëpunimit kulturor në nivel ndërkombëtarë.

Arben Papadhupolli, udhëheqës i projektit të Bashkimit Evropian, sqaroi se Kosova mund të marrë pjesë më 17 programe, por që ka nënshkruar marrëveshje për 11 prej tyre.

“Ne nëntor 2016 nënshkruan marrëveshjen për 17 programe që Kosova mund të marr pjesë, programet rinovohen njëherë në pesë vite. Kosovës iu është dhanë e drejtë të marr pjesë në 17 programe”.

“… Kosova ka shpreh interes të marr 11 prej tyre dhe ka nënshkruar marrëveshjen, por ka të drejtë të marr pjesë me një marrëveshje ndërkombëtare. Horizon Europe është program kryesor i financuar BE-së me një buxhet 99.3 milionë”.

Nita Lloncari, nga “Evropa Kreative”, tha se Kosova ka treguar sukses në programet e financuar nga BE-ja sidomos vitet e fundit.

“Kosova është bashkuar në këtë program në vitin 2018 duke zgjeruar mundësinë, Kosova momentalisht është vetëm në nëntë programe kemi pasur suksese të mëdha e sidomos në vitet e fundit. Programet tona kanë marrë shkallë të larta deri në miliona euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat