​Punëtorët akuzojnë KEK-un për tenderë: “Stop dallavereve, edhe ne kemi fëmijë”

Kosova

​Punëtorët akuzojnë KEK-un për tenderë: “Stop dallavereve, edhe ne kemi fëmijë”

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Shoqata Sindikale “Siguria Fizike” në KEK kanë protestuar të hënën para zyrave të kësaj korporate në Prishtinë. Ata kanë kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç theksuan jashtëligjshëm në sektorin privat.

Kryetari i kësaj shoqate, Nexhat Murati tha se do të mbajnë grevë me datën 13 të këtij muaji, pasi që sipas tyre janë informuar që KEK-u së shpejti do të shpall tenderë të tjerë në mënyrë të paligjshme.Ai theksoi se do të mbajnë grevën nën tendë para zyrave të KEK-ut.

Murati: Kemi marrë vesh që KEK-u po shikon me shpallur tenderë prap në mënyrë të paligjshme

“Ne me 13 nëntor kemi paralajmëruar grevë urie, dhe po kërkojmë drejtësi dhe në bazë të dokumenteve që i posedon edhe KEK-u. Ne i kërkojmë KEK-ut një takim urgjent për me na dhënë një mundësi që të mos hyjmë në grevë me datën 13 të këtij muaji. Janë rreth 200 protesta që i kemi bërë rreth kësaj çështje, ne po kërkojmë drejtësi dhe drejtësia është në anën tonë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë .Të shtunën i kemi njoftuar njerëzit për këtë protestë, sepse kemi marrë vesh që KEK-u po shikon me shpall tenderë prapë në mënyrë të paligjshme. Këtë grevë do ta mbajmë pikërisht këtu, me një tendë me 13 ku lejen e kemi marrë nga komuna dhe policia. I kërkojmë një zgjidhje sa më të shpejtë që është e mundur për këta punëtorë. Dhe të na kontaktojnë menjëherë, sepse ikin edhe nga takim, sepse e konsiderojnë vetën të pasigurt e fajtorë, nuk dinë çfarë të na thonë”, tha Murati.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se arsyeja e kësaj proteste të shpejtë është, sepse departamenti i sigurisë fizike është huazuar për 3 vjet në vitin 2004 dhe në vitin 2007 është dashur të kthehet në KEK.

Llumnica: Në vitin 2007 është dashur të kthehet në KEK ky departament

“Këta punëtorë kanë paga shumë të ulëta , dhe sigurimi i KEK-ut nuk është një sigurim i mirë, ashtu siç mund të jetë brenda kompanisë së KEK-ut. Është në interes të përbashkët edhe të KEK-ut dhe punëtorëve, dhe qeverisë sepse KEK-u është një shërbim jetik dhe shumë i rëndësishëm për vendin dhe shumë më mirë kishte me qenë po të kishte një siguri te vetë sesa një kompani private,” theksoi Llumnica.

Për më tepër, kryetari i Sigurimit fizik të KEK-ut Nexhat Murati ka përmendur me emër zyrtarët e KEK-ut lidhur tenderët. Ai tha se Imer Dragusha po shpallë tenderë të paligjshme për përfitime të tij personale, e ai do të dalë në pension për një javë.

Murati: Imer Dragusha po shpallë tendere të paligjshme për përfitime personale

“Një njeri këtu që po shikon të jep tender firmave dhe i ka ftua, ai do të dalë në pension, nuk ma merr mendja që i shkon java. Ai për përfitime personale po del Imer Dragusha, dhe nuk di në çfarë kaosi është edhe KEK-u”, tha Murati.

Njëri nga organizatorët, Astrit Berisha tha për KosovaPress se protestuesit po kërkojnë të drejtat e tyre dhe sipas tij do t’i thonë stop padrejtësisë “boll janë tall me neve, edhe ne kemi fëmijë’.

Berisha: Boll janë tall me neve, edhe ne kemi fëmijë

“Ne po i kërkojmë të drejtat tona, dhe ne duam të jetojmë, nuk duam të na shesin këta mafiasha. Kanë thirr në takim disa hajna të kompanive private me na kontrabanduar prap, por ne nuk do ta lejojmë më një gjë të tillë. Është ardhur fundi, do t’i themi stop më kësaj pune. Boll janë tall me neve, edhe ne kemi fëmijë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat