​Gjermanët i premtojnë Komunës së Shtimes një automjet për zjarrfikës

Kosova

​Gjermanët i premtojnë Komunës së Shtimes një automjet për zjarrfikës

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 12:14
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, I është premtuar kësaj komune edhe një automjet për zjarrfikës. Gjatë kësaj vizite me kryetarin e Qarkut Unna, Harmut Ganzke, ishin dakorduar për dhurimin e një kamioni për mbledhjen e mbeturinave për komunën e Shtimes.

Kryetari Aliu ka thënë se zizita zyrtare në Gjermani që po merr fund, është hapi fillestar për shumë projekte e përfitime që do t'i gëzojë Komuna e Shtimes dhe qytetarët, që do të lindin nga bashkëpunimi i arritur gjatë këtyre ditëve me aleatët tanë gjermanë në Gjermani.

“Përpos kamionit 26 tonësh për mbledhjen e mbeturinave, në takimin me deputetin aktual të SPD-së dhe ish-ministrin e Nordrhein-Westfalisë, Hartmut Ganzke, MdL, ish-deputetin e të njëjtit subjekt, Falk Heinrichs dhe anëtarin e asamblesë të Fröndenbergut të Ruhrit, Arbër Aliun, më premtuan edhe një automjet modern të zjarrfikjes, që do t'i shtojë kapacitetet dhe gatishmërinë për fikjen e zjarrit eventual në Komunën tone”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai më tej ka theksuar se: “Në përputhje me bindjet dhe vlerat e përbashkëta që i afirmojmë e për të cilat angazhohemi, me kënaqësi u bëra anëtari më i ri i SPD-së, me të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! është pjesë në Internacionalen Socialiste dhe që punojmë për një politikë progresive e më të drejtë për shtresat shoqërore”.

Sipas tij, Gjermania është vend mik e partner që me kontributin e saj po ndihmon në avancimin e e shtetndërtimit, ashtu siç u dëshmua edhe nga mikpritja dhe mbështetja që na u ofrua nga kjo vizitë, punët e mira të të cilës do të jenë domethënëse për Komunën e Shtimes dhe qytetarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat