​Energjia elektrike në dispozicion gjatë gushtit ishte 514.42 GWh, konsumi ishte 416.14 GWh

Kosova

​Energjia elektrike në dispozicion gjatë gushtit ishte 514.42 GWh, konsumi ishte 416.14 GWh

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin gusht 2023, me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Rritet prodhimi i energjisë nga era dhe ajo solare

Gjatë muajit gusht të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 514.42 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 416.14 GWh ose 14,51% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (gusht 2022).

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8,9%.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.50 mijë ton, ose 13,32% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pasqyra e prodhimit, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në Gusht 2023 me Gusht 2022

MWH08-202208-2023VIII 2023 / VIII 2022 %

Prodhimi Bruto nga Termocentralet447,177386,064-13,67%

Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet8,44211,15532,14%

Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare21,96825,90117,90%

Importi355,236293,908-17,26%

Eksporti367,025202,609-44,80%

Energjia Elektrike bruto në Dispozicion465,799514,41910,44%

Amvisnia204,333209,2192,39%

Komercial99,155108,9009,83%

Industri40,36845,52312,77%

Ndriqimi publik & tjerat2,8182,700-4,19%

Konsumatorët 220-110kv8,96341,539363,46%

Mihjet7,7828,2546,06%

Konsumi i energjisë Elektrike363,419416,13514,51%

Struktura e konsumit të energjisë elektrike Gusht 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat