Diell e vranësira sot, temperaturat në rritje të lehtë

Kosova

Diell e vranësira sot, temperaturat në rritje të lehtë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Vranësira do të ketë orëve të para të ditës së mërkurë. Më pas shpërndahen, e pasdite do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C.

Vranësira e intervale me diell parashihen për ditën e enjte dhe të premtë, me mundësi për riga shiu ditën e enjte.

Temperaturat vazhdojnë të shënojnë rritje në 24C e 25C deri ditën e shtunë. Të shtunën mbrëma paraqiten kushte edhe për të reshura shiu, njofton Prishtina Weather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat