Parashikimi i motit për të mërkurën

Kosova

Parashikimi i motit për të mërkurën

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 00:05
Ilustrim

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell deri në pjesën e parë të ditës, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, ndërsa pasdite priten intervale më të gjata me diell, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 5-25 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 7°C.

Ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat