Sot kryesisht mot me diell

Kosova

Sot kryesisht mot me diell

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot në Kosovë, kryesisht do të jetë i nxehtë e me diell.

"Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius".

Deri të premten, sipas IHMK-së do të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

E marte- Mot me diell dhe vranesira të lehta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

E merkurë – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e marte.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

E enjte- Të enjten parashihet mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta.

Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat