Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me afro 60 kilogramë kanabis

Kosova

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me afro 60 kilogramë kanabis

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur në Gjykatën Themelore, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit E.A.

Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka poseduar afro 60 kilogramë kanabis.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin E.A., mbahet sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari E.A., prej datës të pacaktuar e deri me datë 15.08.2023 në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt,  në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim shitje apo shpërndarje, pa autorizim ka poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat