Konfiskohen medikamante të kontrabanduara në Drenas

Kosova

Konfiskohen medikamante të kontrabanduara në Drenas

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar një kontrolle të befasishme në dy barnatore në Komoran (Drenas).

Me ketë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të medikameteve të kontrabanduara.

Të gjitha mallrat (medikamentet) janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat